E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas kthehet për Botëror

Cesc Fabregas do të rikuperohet me kohë për t’u paraqitur me Spanjën në Kampionatin botëror, edhe pse pritet të mungojë në vazhdim të këtij sezoni, ka thënë fizioterapeuti i Arsenalit, Colin Lewin. Fabregas e theu këmbën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës javën e kaluar. Por, Lewin ka lajme të mira për tifozët e Spanjës.

“Cesc do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, por ai do të rikuperohet për Kampionatin botëror. Jemi duke monitoruar vazhdimisht gjendjen e tij”, tha Lewin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›