Shtatë vendime të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit është mbledhur për të diskutuar një bllok vendimesh të Gjykatës Kushtetuese që kanë ndikim në legjislacion por edhe vendimet për rishqyrtimin e ligjshmërisë së mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës.
Mbledhja është shoqëruar me debate lidhur me shtatë vendimet e Kushtetueses pasi opozita ka thënë se mbledhja e Këshillit është shtyrë e vijon të shtyhet qëllimisht.
Ndërsa drejtuesja e mbledhjes Ermonela Felaj ka caktuar relatorët e maxhorancës që do të përpilojnë raportin përkatës për Gjykatën Kushtetuese. Ata janë deputetët Klotlda Bushka, Etilda Gjonaj dhe Toni Gogu.
Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet më 29 mars.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/