E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha në koalicion me Metën, Dulen e Ndokën

Partia Demokratike e Sali Berishës do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e 14 majit.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Berisha zbuloi për gazetarët emrat e partive me të cilat do të hyjë në koalicion: Partia e Lirisë e Ilir Metës, PBDNJ-në e Vangjel Dules dhe PDK e Nard Ndokës.

 Berisha la të hapur dhe mundësinë e partive të tjera pjesëmarrëse në koalicion.

“Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë politik” tha Berisha për gazetarët.

Por se cili do të jetë emri i koalicionit pritet që të mësohet në orët në vijim, ndërkohë që sot në orën 24:00 është afati përfundimtar për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Po sot Berisha ankimoi në KAS vendimin e Celibashit për mos njohjen e tij legjitime si kryetar i PD-së dhe mos regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Kërkesa do shqyrtohet nga relator Ledio Braho.

Vendimi i Celibashit u ankimua edhe nga Alibeaj. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.32, në seancë publike që do të jetë nesër ora 12:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›