E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë viktima nga aksidentet në 24 orë

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku përveç dy të vdekurve, kanë mbetur edhe katër shtetas të plagosur.

Dy makinat që u përfshinë në aksident ishin me targa të huaja. Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ky është aksidenti i katër tragjik i ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar gjithsej 7 viktima. Aksidenti i parë ndodhi mesnatën e shkuar ku humbën jetën tre fëmijë të familjes Kola.

Një aksident tjetër ndodhi po sot në Gjirokastër, ku vdiq 50-vjeçarja Eli Merko, e cila u përplas për vdekje nga një automjet tip Honda. Gjithashtu, humbi jetën nga aksidenti 55-vjeçari Nevruz Venga, ngjarje kjo e ndodhur në Fier. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-26 18:36
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›