E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Ferizajt dërgon ndihma në Shkodër

Ndihmat u dorëzuan pranë depove të rezervave të shtetit. Ndihma u shoqëruan edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i cili ka zhvilluar një takim në mjediset e shtabit të emergjencës.

Prefekti i Shkodrës Mexhit Cungu, tha se "komuna e Ferizajt është tashmë mjaft e pranishme në qytetin e Shkodrës, kjo edhe falë një binjakëzimi që ajo ka vendosur me bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që sot ka sjellë ndihma të konsiderueshme, sidomos për blegtorinë".

Ndërsa, kreu i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, tha se "krahas ndihmave që kemi sjellë sot, për të qënë sa më konkret në mbështetjen ndaj komunitetit të Shkodrës, në përbërje të grupit tonë janë edhe 6 drejtorë të sektorëve të ndryshëm për të parë nga afër situatën, dhe për të marrë informacionin se ku janë nevojat më të mëdha, në mënyrë që ditët e ardhshme të vijmë edhe me ndihma të tjera". 

Kryekomunari i Ferizajt theksoi se Kosova i ka borxh Shkodrës, por edhe Shqipërisë, t’i gjendet pranë për këtë fatkeqësi natyrore, pasi edhe kosovarët kanë gjetur ndihmë dhe mbështetje në Shkodër dhe Shqipëri në ditët e vështira që kaluan në vitet e kaluara.

                                                                                             2010-12-26 18:27
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›