E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatorja e Azem Hajdarit vendoset në Qytetin Studenti

06-12-2012 / Gazeta 55

Aty ku nisi lëvizja studentore për rrëzimin e regjimit komunist 


Pas vitesh që qëndron në ambientet e qendrës së Derdhjes së Monumenteve të Artit, dot përurohet më në fund shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Shtatorja do të vendoset në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti më datë 8 dhjetor, ditën e përkujtimit të Lëvizjes Studentore, që njihet si Dita e Rinisë. Me këtë rast, ditën e shtunë në orën 11:00 do të zhvillohet edhe një ceremoni, jo vetëm për të përuruar monumentin, por edhe për të kujtuar një nga nismëtarët e kësaj lëvizjeje të madhe, e cila solli rënien e diktaturës komuniste. Monumenti i lartë 3 metra, i derdhur në bronz, është realizuar nga skulptori i njohur Hektor Dule, i cili u shpall fitues në konkursin e shpallur nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Mes të gjitha boceteve të paraqitura, komisioni përzgjodhi punën e skulptorit Dule si më të arririn dhe më pranë karakterit të Azem Hajdarit. Artisti ka përjetësuar imazhin e Hajdarit kraharor-zbuluar dhe me pardesynë e gjatë, me të cilën u shfaq i veshur në lëvizjet dhjetoriste apo mitingjet e Partisë së sapoformuar Demokratike. 


Pas vitesh pritjeje, në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë, shtatorja e Azem Hajdarit do të vendoset në Qytetin Studenti, në sheshin nga mori udhë demokratizimi i vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›