Tiranë, digjet qendra shëndetësore nr.10, shkak mbingarkesa në rrjet

Foto ilustruese
Mbingarkesa në sistemin elektrik është bërë shkak për përfshirjen nga flakët të qendrën Shëndetësore Numër 10, pranë zonës së njohur si Oxhaku, në kryeqytet. Burime nga forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, bëjnë me dije se mbingarkesa në sistemin elektrik ka bërë që të shpërthejë automati.
Flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës, ndërkohë që i gjithë rrjeti elektrikë është djegur në të 3 katet. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës është bërë i mundur lokalizimi i vatrës dhe vënia në kontroll e situatës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Tiranë, digjet qendra shëndetësore nr.10, shkak mbingarkesa në rrjet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP