E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Zonës D: Punojmë pa kushte dhe në të zezë

Pavarësisht protestave dhe grevës së urisë që kanë zhvilluar, minatorët e Bulqizës kanë ndeshur sërish probleme me kushtet e punës.
72 minatorët e Zonës D prej disa muajsh, sipas kryetarit të Sindikatës së Minatorëve Agron Basha, punojnë në të zezë dhe jashtë kushteve teknike.
 

Sipas tij, minatorët nuk janë aspak të sigurt për jetën e tyre, pasi edhe aktiviteti i tyre gjatë orarit të punës paraqet shumë rrezikshmëri.
 

Kreu i Sindikatës së minatorëve të Zonës D në Bulqizë kërcënon me protesta të tjera nëse kompanitë nuk përmbushin kritetret e nevojshme për punonjësit.
 

Ata kërkojnë kontrata të rregullta pune, të jenë të siguruar dhe të ketë kushte të përshtatshme për punë.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›