E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furnizohet me drogë në Shqipëri, arrestohet në Janinë

Sekuestrohen rreth 200 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa vihet në pranga edhe poseduesi i saj.Një makinë e cila drejtohej nga një shtetas grek është ndaluar nga policia greke mes Janinës dhe Agrinjës, ku u gjetën 200 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa u vu në pranga drejtuesi i saj.
 

Siç bën të ditur Policia greke, i ndaluari mësohet të ketë qenë në Shqipëri për një qëndrim disa ditor, ku dyshohet të jetë furnizuar dhe me lëndën narkotike.

Ndërkaq dyshimet e para rreth origjinës së drogës lidhen me Lazaratin, si vendburimi kryesor i drogës pavarësisht aksioneve të policisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›