Reali ka dalë nga situata e vështirë

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 16:48
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka theksuar rëndësinë e fitores 4-0 në Espanyol në La Liga të dielën.
Gjiganti madrilen ishte kritikuar në shtator pas një serie të rezultateve negative, përfshirë humbjen nga Levante dhe barazimin me Santanderin, që ngriti dyshime nëse mund të sfidojë Barcelonën në garë për titull.
Por, Mourinho beson se fitorja e fundit konfirmon se skuadra e tij është në rrugën e duhur. “Kemi arritur të dalim nga situata e vështirë. Kemi shënuar 13 gola brenda një jave. Kemi qenë fantastik kundër Espanyolit”, tha Mourinho.