E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtegëtimi i bagëtive në jug, burim aksidentesh

I hapur pak kohë më parë segmenti Kardhiq – Delvinë është nga më të frekuentuarit në këto ditë të nxehta vere kur sezoni turistik po arrin kulmin. Por përveç automjeteve të shumta, autostrada është bërë rrugëkalimi edhe për tufat e bagëtive.

Mentor Miho çobani nga Taronina përshkon çdo ditë sëbashku me kopenë e bagëtive rrugën ku kalojnë mijëra automjete. Ai thotë se ndihet i rrezikuar, por nuk i shmanget dot këtij itinerari. “Këtu tek ne nuk ka një mbikalim apo nënkalim” thotë Mihua. 

Specialistë të Autoritetit Rrugor në Gjirokastër shohin të udhës që në këtë situatë duhen patjetër nën kalimet. Aristotel Noni inxhinieri i ARSH-së thotë se këto objekte duhen parashikuar që në projekte.

Gjatë kësaj periudhe nga   shtegëtimi i bagëtive në rrugë janë shkaktuar dy aksidente, fatmirësisht pa humbje jete, por me dëme të konsiderueshme.

Ilir Nano, polic i qarkullimit rrugor u bën thirrje barinjve që të kenë kujdes. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të jenë të kujdesshëm të zbatojnë ligjin në mënyrë që të shmangin aksidentet dhe incidentet.

Gazetare Leonida Koçiu

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›