E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kardiologët: Kujdes nga temperaturat e larta!

Temperaturat e larta në rajonin e verilindjes së Shqipërisë kanë sjellë probleme shëndetësore për qytetarët. 

Në spitalin rajonal të Kukësit, numri i pacientëve që paraqiten për shqetësime kryesisht të zemrës janë shtuar. 

Numërohen mbi 15 persona në ditë që drejtohen tek kabinetii kardiologut për shqetësime të zemrës.

Sipas mjekëve shqetësimet vijnë për shkak të temperaturave të larta dhe presionit të lartë atmosferik.  

Ushqime të përzgjedhura dhe mbrojtje prej rrezatimit diellor janë disa prej këshillave të mjekut për këto ditë me temperatura përvëluese.

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›