Ambasadat e BE në Shkup përgatiten për kthimin e vizave
SHKUP-Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian kanë filluar parapërgatitjet për kthim eventual të vizave për qytetarët e Maqedonisë. Burime diplomatike në Bruksel kanë njoftuar se situata është aq serioze sa që disa vende kanë filluar të bëjnë përgatitje për dërgimin e konsujve kompetentë për vizat.
Të njëjtat burime kanë informuar se në vend të vizave të vjetra, vendet e BE-së tani mund të aplikojë të ashtuquajturat “viza biometrike”.
Këto viza do të kenë formën e kartës së identitetit dhe do të vlejnë për periudhë njëvjeçare, kurse sipas të gjitha gjasave do të jepen falas.
Vizat mund të vendosen për disa vende të rajonit, e jo vetëm për Maqedoninë dhe Serbinë. Vendimi përfundimtar Këshilli i Ministrave të BE-së pritet ta sjellë më 9 qershor.
Si raporton Zhurnali, institucionet në Maqedoni janë mobilizuar pas këtyre paralajmërimeve për kthim të mundshëm të vizave dhe deri tani rreth 500 azilantë potencialë janë penguar të largohen nga Maqedonia.
(d.b/BalkanWeb)