E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Alain Delon dhe Romy Schneider çmim rekord 46 mln €

PARIS- Vendoset një çmim rekord për një shtëpi në Paris, 46 milion euro. Nuk bëhet fjalë për një shtëpi të thjeshtë, por për një apartament tepër luksoz ku jetuan për disa vite cifti më i bukur i kinemasë, të paktën në Francë Alain Delon dhe Romy Schneider.

Është një apartament prej 780 metra katrorë që zë 3 kate të një pallati, ka një tarracë të madhe me verandë me pamje nga Kulla Eifel. Brenda tij mund të gjesh dy suita, gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banja, një kuzhinë komerciale, palestër, sauna, dush avulli, tri kantina vere dhe dy garazhe.

Agjencia imobiliare në paketën e shtëpisë, sigurisht që përfshin edhe kujtimet e çiftit, të cilët në këtë apartament jetuan, u deshën dhe u grindën.

Nëse kjo shtëpi do të shitej një metër katror i saj do të kushtonte plot 60 000 euro, një çmenduri, sic shkruajnë mediat franceze. Por nga ana tjetër agjencia është e bindur se do ta shesë edhe më këtë çmim të çmendur.

Partnerët jetuan bashkë për disa vite. Ata u njohën në vitin1958 ndërsa lidhja e tyre zgjati deri në 1964.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›