E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagosje me armë zjarri afër një pike bastesh

TIRANË- Plagoset me armë zjarri në Tiranë gjatë orëve të natës shtetasi Bardhok Lika. Ngjarja ka ndodhur pranë një pikë bastesh, te vendi i quajtur ish fusha e aviacionit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate dhe policia që mbërriti menjëherë në vendgjarje deklaron se ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim ata. Ngjarja dyshohet për motive banale. Ndërkohë mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e të plagosurit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›