Shtëpia e Bardhë: Harris do të marrë pjesë në funeralin e Tire Nichols

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka në plan të marrë pjesë në funeralin e Tire Nichols, i cili vdiq tre ditë më parë, pasi u rrah nga oficerët e policisë në Memphis, vetëm disa minuta larg shtëpisë së tij. Deklarata u bë sot nga Shtëpia e Bardhë.
Harris u ftua të merrte pjesë në shërbimet e varrimit të mërkurën nga nëna dhe njerku i Nichols, RoëVaughn Ëells dhe Rodney Ëells, sipas sekretares së shtypit të Harris, Kirsten Allen.
Harris foli me telefon me familjen Ëells të martën, duke shprehur ngushëllimet e saj dhe duke u ofruar mbështetjen e saj. Edhe presidenti, Joe Biden, foli me telefon me familjen e Nichols javën e kaluar.
Harris do t’i bashkohet edhe ish-kryetarja e bashkisë së Atlantës, Keisha Lance Bottoms, një këshilltare e lartë e presidentit për angazhimin publik, si dhe Mitch Landrieu, një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe koordinator i zbatimit të infrastrukturës, i cili është një ish-kryetar i bashkisë së Neë Orleans.
Pesë oficerë me ngjyrë janë shkarkuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe vepra të tjera për rrahjen e Nichols më 7 janar, si dhe vdekjen e mëvonshme. Videoja e rrahjes, e cila u publikua javën e kaluar, tregon se shumë njerëz të tjerë nuk arritën të ndihmonin Nichols. Apnews
/rtsh.al/