E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtëpia e Bardhë: Negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës duhet t’i lihen Zelenskyt, jo SHBA-së

Koordinatori i posaçëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për komunikimet, John Kirby tha se çdo diskutim me Putin për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë duhet t’i lihet “presidentit Zelensky, jo Shteteve të Bashkuara”.

“Sigurisht që do të donim ta shihnim të përfundojë, nëse jo sot, atëherë para fundit të këtij viti, i cili, natyrisht, po afrohet me shpejtësi. Mendoj se vetëm duke pasur parasysh atë që po shohim në ajër dhe në tokë në Ukrainë, është e vështirë të konkludohet se kjo luftë do të përfundojë deri në fund të vitit”, tha Kirby.

Kirby tha se ndërsa analistët ushtarakë kanë sugjeruar se dimri mund të shkaktojnë ulë ritmet e luftës, SHBA nuk ka shpresë se luftimet do të ndalen në muajt e dimrit që do të vijnë.

 “Asnjë tregues, asnjë pritshmëri që deri në fund të vitit, do të ketë një fund të luftës”, shtoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›