E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe: Pershendesim Qeverine e Serbise per guximin

Arrestimin e Karaxhicit e pershendeti edhe Shtepia e Bardhe. "Pershendesim Qeverine e Serbise dhe falenderojme personat, te cilet realizuan operacionin, per guximin dhe profesionalizmin e tyre", deklaroi zedhenesja e Shtepise se Bardhe, Dana Perino. Ajo po ashtu ka theksuar se arrestimi u be disa dite pas pervjetorit te masakres se 8000 myslimaneve te Bosnjes ne Srebrenice dhe shtoi se nuk ka menyre me te mire per respektin e viktimave dhe "nxjerrjen e vrasesve para drejtesise". Diplomati amerikan, Ricard Hollbruk, deklaroi se arrestimi i Karaxhicit eshte dite historike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›