Bashkimi Evropian: Arrestimi i Karaxhic, lajm i jashtezakonshem
Perfaqesuesi i larte i BE-se per politiken e jashtme dhe sigurine, Havier Solana, shprehu kenaqesi per arrestimin e Karaxhicit, duke theksuar se kjo mund ta pershpejtoje rrugen e Serbise drejt BE-se. Po ashtu, kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barozo, dhe ministri francez i Puneve te Jashtme, Bernar Kushner, vendi i te cilit kryeson aktualisht BE-ne, e priten me kenaqesi kete "lajm te jashtezakonshem". Presidenti i Frances, Nikola Sarkozi shprehu gjithashtu kenaqesine per arrestimin e Karaxhicit. "Arrestimi i shumepritur tregon qarte deshiren e qeverise se re te Beogradit per afrimin e Serbise drejt BE-se", tha Sarkozi.