E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste ceremoni te posacme per Diten e lirimit

Partia Socialiste e opozites organizoi sot ceremoni te posacme ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit per te nderuar te renet shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore.

Deputete e perfaqesues te Partise Socialiste te shoqeruar nga familjare te deshmoreve vendosen kurora me lule prane shtatores Nene Shqiperi per te nderuar sakrificat e luftetareve shqiptare ne luften per clirimin e Shqiperise nga pushtuesit fashiste dhe naziste ne fundin e nentorit 1944.

Kryetari i Partise Socialiste te opozites Edi Rama tha se keta deshmore dhane jeten per nje Shqiperi te zhvilluar por ajo edhe sot e ka te veshtire qe te hyje ne Bashkimin Europian. Detyrimi yne ndaj deshmoreve eshte i madh. Detyrimi i shoqerise tone ndaj tyre eshte i madh. Te gjithe se bashku duhet ti cojme perpara punet e ketij vendi punet e ketij kombi dhe punet e ketij shteti per nje te neserme e cila nuk ka aresye pse te mos permbushe endrren e vjeter europiane te gjithe atyre qe na pararenden e ne menyre te posacme te atyre qe dhane jeten jeten per ate enderr - tha zoti Rama.

Festimet e per clirimin e Shqiperise nga nazistet ne vjeshten e 1944 kane nxitur gjithmone gjate tranzicionit kundershtimet e ashpra te organizatave antikomuniste te cilet i shohin ato simbole te diktatures. Forcat antikomuniste dhe shoqatat e ish-te perndjekurve politike pohojne se menjehere pas largimit te nazisteve komunistet shqiptare te drejtuar nga komunistet serbe instaluan pa zgjedhje te lira ne Shqiperi nje nga diktaturat me te egra te Europes Lindore duke vrare gjithe kritiket e tyre politike e atdhedashes dhe duke perndjekur cdo personalitet te jetes shqiptare. Sipas tyre Shqiperia u be vendi me i izoluar dhe me i pazhvilluar i Europes dhe diktatura komuniste e Enver Hoxhes e ndau vendin per gjysem shekulli politikisht dhe fizikisht nga vlerat e lirise dhe demokracise perendimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›