Shtëpia e Bardhë: Trump po konsideron shkarkimin e Jerome Powell

Burime nga Shtëpia e Bardhë bëjnë me dije se Presidenti Donald Trump ka të ngjarë të shkarkojë së shpejti kreun e Rezervës Federale, Jerome Powell. Këtë e raportoi Bloomberg, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, i cili megjithatë theksoi se presidenti nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
Njoftimi vjen mes spekulimeve të vazhdueshme rreth marrëdhënies së tensionuar mes Presidentit Trump dhe kryetarit të Fed-it. Një lëvizje e tillë do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm në politikën ekonomike amerikane dhe do të ndiqej me vëmendje nga tregjet financiare globale. ANSA
/rtsh.al/