Shtëpia e Bardhë: Ushtria e Assad-it ka përdorur armë kimike në Siri
Siri- “Forcat siriane nën presidentin Bashar al-Asad kanë përdorur armë kimike “në një shkallë të vogël” kundër rebelëve të opozitës”, thotë Shtëpia e Bardhë e cituar nga opozita.
Një ndihmës i lartë i presidentit Barak Obama tha se SHBA-të vlerësuan se 100-150 njerëz kishin vdekur në sulme “të shumta”.
Ben Rhodes tha se presidenti amerikan kishte vendosur të ofrojë mbështetje ushtarake “të papërcaktuar” për opozitën.
Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar më parë se SHBA-të konsideronin se përdorimi i armëve të tilla kalonte “vijën e kuqe”.
SHBA-të thonë se tani do të rrisin mbështetjen “ushtarake” për opozitën e armatosur të udhëhequr nga Gjeneral Idrisit. Ajo që ne nuk e dimë është nëse kjo nënkupton sigurimin e armëve.
Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi në të njëjtën ditë kur Kombet e Bashkuara thanë se numri i të vrarëve në konfliktin sirian ishte rritur në më shumë se 93.000 njerëz.
Dorina Bilbili/IDEA/