Lokali zë sheshin tek Piramida, qofte e birra në mes të bulevardit (FOTO)
Tiranë- Sheshi pranë Piramidës është zënë nga një lokal veror që shërben kryesisht qofte dhe birra. Siç shihet edhe nga pamjet batërdia e ndërtimeve në fushatë elektorale nuk ka kursyer as Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Gazeta IDEA u interesua pranë subjektit nga punonjësit e të cilit mësoi se ai nuk ishte një ndërtim provizor për ndonjë koncert apo event, por një lokal veror.
Dërrasa të sajuara në mes të bulevardit, në një nga zonat që është propozuar të rindërtohet, kryeqytetasit dhe vizitorët po ndiejnë çdi ditë/natë aromë qoftesh e birre.
Sakaq kalimi në shkallët e Piramidës tani më është reduktuar ndjeshëm sepse lokali ka zënë pjesën më të madhe të hapësirës.
Gazeta IDEA fton të gjithë lexuesit që të denoncojnë në adresën tonë elektronike çdo padrejtësi që u bëhet dhe ndërtime të palisjshme, info@gazetaidea.com.
Lokali zë sheshin tek Piramida, qofte e birra në mes të bulevardit
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8