E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura 2013, 50 mijë nxënës sot i nënshtrohen provimit të Matematikës

matura-nxenes-ne-provimTiranë- Rreth 50 mijë maturantë do të japin sot provimin e dytë të detyrueshëm, atë të Matematikës.

Testi nis në orën 10:00 të mëngjesit për të zgjatur dy orë e gjysmë. Çdo student duhet të jetë i pajisur vetëm me kartën e identitetit dhe mjetet ndihmëse për të shkruajtur.

Ashtu si edhe në provimin e parë të Gjuhë- Letërsisë, do të përdoren zhurmues për të ndaluar kopjimet nga celularët dhe detektorë për të kapur të gjitha pajisjet elektronike që mund të tentohet të futen në ambientet e provimit.

Testi i matematikës konsiderohet më i vështirë, pasi bën pjesë në profilin shkencor, ku jo të gjithë studentët kanë prirje dhe hasin vështirësi.

Specialistët thanë se pyetjet do të jenë për të tria nivelet e nxënësve, për të dobëtit në masën 40% të pyetjeve, për nxënësit mesatarë në masën 40% dhe për të shkëlqyerit 20% të pyetjeve. MASH-i bën me dije se do të ketë penalizime të forta për të gjithë nxënësit që tentojnë të kopjojnë.

Ndërkohë MASH ka veçuar testet e dyshuara për provimin e Letërsisë dhe do të verifikojë nëse ka pasur kopje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›