E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe apel Moskes Largojeni Snowden nga Rusia

Shtëpia e Bardhë e ka përsëritur apelin e saj drejtuar Moskës që ta largojë nga Rusia ish kontraktorin e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduard Snowden pasi ky i fundit ka kërkuar azil të përkohshëm.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney ka thënë të martën së Snowden “nuk është aktivistë i të drejtave të njeriut” dhe së “ai nuk është disident” që kërkon mbrojtje nga persekutimi politik.
Carney ka thënë se Snowden duhet të kthehet në SHBA që të përballet me akuzën për penale për vjedhje të pronës qeveritare dhe publikimit të informacioneve sekrete.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ju ka thënë gazetarëve se lidhjet amerikano – ruse janë më të rëndësishme se sa “grindjet e pista të shërbimeve të inteligjencës”.
Putin ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve më SHBA-të dhe ka përsëritur premtimin e tij se Snowden nuk do të lejohet që të dëmtojë lidhjet e Moskës me Washingtonin. Snowden është duke jetuar në zonën tranzite të Aeroportit të Moskës prej 23 qershorit kur u largua nga Hong Kongu.
Washingtoni e ka shpallur te pavlefshme pasaporten e tij amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›