CEZ fillon importin energjise

Siç premtoi pak ditë më parë administratori i CEZ Shpërndarje zoti Sahit Dollapi, kompania ka filluar importin e energjisë, për të mbuluar humbjet.
Sasia e importuar aktualisht është 4 milion KËH në ditë dhe CEZ siguron konsumatorët se nuk do të kenë probleme me energjinë elektrike.
Kohët e fundit, Koorporata Elektroenergjitike dhe ERE i kujtuan kompanisë së shpërndarjes se duhet të importojë energjinë në nivelin e humbjeve, një detyrim ky që muajt e kaluar CEZ e përmbushi me prodhimin në vend. Për zotin Dollapi kjo ishte zgjidhja e duhur për sa kohë që prodhimi vendas ishte në vlerat maksimale.