E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë mohon lejen për udhëtim

Zëdhënësi i presidentit amerikan Barak Obama të enjten mohuar që  Shtëpia e Bardhë të ketë pasur rol duke lejuar një vizitë në Kubë të reperit  Jay-Z dhe yllit të muzikës pop Beyonce javën e kaluar.
Kjo pasoi publikimin e një kënge nga hip hop manjati, ku thuhej se se ai kishte leje presidenciale për  këtë udhëtim.

"Unë them se Shtëpia e Bardhë, nga presidenti e më poshtë, nuk ka pasur të bëjë asgjë me udhëtime personale të askujt për në Kubë," shtoi Jay Carney.

Përveç pushimeve si në përrallë, Beyonce dhe Jay-Z do ta kujtojnë gjithmonë udhëtimin në Kubë si një makth.

Për ata duhej të ishte një muaj mjalti i dytë,  për të festuar përvjetorin e pestë të martesës.Por festa është shkatërruar pasi dy republicanë nga Florida i kërkuan Departamentit të Thesarit s`e përse çifti i famshëm u lejua të shkonte në arkipelagun e Karaibeve.

Ligji amerikan i ndalon transaksionet financiare në Kubë për aktivitete turistike. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›