E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubani bën cigaren 70 metra të gjata

Një kuban ka nisur të bëjë një puro kubane të gjatë 70 metra, me të cilën do të përpiqet të thyejë rekordin e tij të mëparshëm Guinness.
Jose Castelar, në maj të vitit 2009 hyri në librin e rekordeve Guinnes për herë të katërt, duke bërë cigaren 43.38 metra të gjatë.
Castelar kalon 9 orë në ditë duke bërë cigaren, dhe shpreson të përfundojë punën në 3 maj, për ta prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të turizmit.

“Castelar ka thënë se derisa është gjallë, rekordi i Guinnessit duhet të mbetet në Kubë”, ka thënë zëdhënësi i prodhuesve kubanë të cigareve, Amado de la Rosa.

Para dy viteve, kur theu rekordin e tij të katërt botëror, Castelar deklaroi se do të ndërpresë garën e tij për rekorde vetëm kur të arrijë të prodhojë cigaren 10 kilometra të gjatë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›