Presidenti Obama ben publike certifikaten e lindjes

Presidenti Barak Obama kerkoi dje ti jape fund nje ceshtjeje politike qe e ka ndjekur ate qe para se te zgjidhej ne krye te vendit ne vitin 2008. Zoti Obama beri publik kopjen origjinale te certifikates se tij te lindjes te leshuar nga shteti i Havait me shprese per te heshtur kritiket dhe ata qe dyshojne se ai me te vertete ka lindur ne Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti Xhim Mallon sjell hollesi nga Uashingtoni rreth prapavijes politike te polemikes rreth certifikates.
Presidenti Obama beri nje hap te pazakonte duke dhene nje deklarate ne sallen e shtypit te Shtepise e Bardhe per te njoftuar berjen publike te certifikates origjinale te lindjes te leshuar ne Havai ku ai u lind me 4 gusht 1961.
Kushtetuta amerikane kerkon qe presidenti te jete i lindur ne Shtetet e Bashkuara. Por per me shume se dy vjet tani nje grup i vogel kritikesh te zotit Obama eshte perpjekur te ngreje dyshime se ai ka lindur ne Shtetet e Bashkuara duke ngritur hipotezen se ai ka lindur ne Kenia vendi i origjines se babait te tij.
Zoti Obama tha se ai shpresonte se me berjen publike te certifikates zyrtare te lindjes ne format te plote do tu jepte fund dyshimeve lidhur me vendlindjen e tij dhe do te lejonte vendin qe te perqendrohet ne ceshtje kombetare shume me te ngutshme sic jane ekonomia dhe zvogelimi i deficitit buxhetor.
Ne nuk do te jemi ne gjendje ta bejme kete nese vetem trillojme gjera dhe pretendojme se faktet nuk jane fakte. Ne nuk do te jemi ne gjendje te zgjidhim problemet tona nese hutohemi nga shfaqjet anesore dhe tellallet e karnevaleve.
Presidenti nuk permendi ndonje emer por shume analiste mendojne se ai iu referua afaristit Donald Tramp i cili po shqyrton mundesine e garimit per kandidat presidencial i Partise Republikane.
Zoti Tramp eshte marre me ceshtjen e certifikates se lindjes javeve te fundit cfare i ka ndihmuar atij te ngjitet ne krye te sondazheve te kandidateve te mundshem republikane.
Kur Shtepia e Bardhe nxori certifikaten e lindjes se presidentit zoti Tramp ndodhej ne Nju Hempshir dhe shpejt u perpoq ta kthente lajmin ne epersi per veten kur u takua me gazetaret.
Sot une jam shume krenar per veten time sepse kam bere dicka qe askush tjeter nuk ka qene ne gjendje te bente. Une do te doja ta shoh certifikaten por shpresoj se eshte e vertete qe ne te mund te merremi me ceshtje shume me te rendesishme.
Pervec Nju Hempshirit zoti Tramp planifikon te vizitoje edhe shtete te tjera qe zhvillojne zgjedhje te hershme per kandidatin presidencial te partise perfshire Nevaden dhe Ajoven.
Disa republikane kane kritikuar perqendrimin e zotit Tramp mbi ceshtjen e certifikates se lindjes javeve te fundit dhe eshte e paqarte sesi njoftimi i fundit nga Shtepia e Bardhe do te ndikoje ne vendimin e zotit Tramp per tu kandiduar. Per kete ai ka thene se do te vendose per muajin qershor.
Analistet thone se eshte e mundur qe interesi per zotin Tramp te jete pjeserisht rezultat i faktit qe asnje tjeter kandidat i mundshem nuk eshte paraqitur bindshem ne mesin e republikaneve.
Rodz Kuk eshte analist politik ne Uashington. Ai thote se ndryshe nga ciklet e meparshme zgjedhore gara republikane sivjet nuk ka nje kryesues te qarte qe eshte favorit per te fituar emerimin e partise.
Me pare kishte nje kandidat te radhitur ne krye qysh ne fillim te gares brenda Partise Republikane dhe ky kandidat thuajse perkufizonte garen republikane. Kete here nuk ka nje kandidat te tille.
Ish-kongresmeni republikan Majki Eduards nga Oklahoma thote se republikanet po kerkojne edhe kandidate te cilet mund te kenaqin aktivistet e levizjes konservatore Tea Party te cilet ndihmuan ne fitoret e republikaneve ne zgjedhjet e Kongresit vitin e kaluar.
Asnje kandidat nuk po dallohet. Asnjeri nuk e di se cndikim do te kete levizja Tea Party ne zgjedhjet partiake se cfare qendrimi duhet mbajtur per te qene faktor. Nuk mendoj se Donald Tramp duhet marre seriozisht por ai mendon se po.
Per zotin Tramp ka lajme qe mund te jene edhe me te keqija. Numri i djeshem i gazetes Washington Post shkruante se gjate viteve zoti Tramp ka dhene me shume para per fushatat e demokrateve sesa republikaneve cfare mund te mos u shkoje per shtati votuesve ne zgjedhjet dhe kuvendet e Partise Republikane vitin e ardhshem.