Shtepia e Bardhe thekson pakenaqesite me Kinen dhe Rusine mbi voten per Sirine

Nderkohe qe Shtetet e Bashkuara punojne me partneret e tyre nderkombetar per te shtuar presionin ndaj presidentit Assad perfshi planin e ri per grupin Miqte e Sirise Shtepia e Bardhe vazhdon te shprehe pakenaqesine lidhur me Kinen dhe Rusine.
Pas vetos ndaj rezolutes se Keshillit te Sigurimit te shtunen ambasadorja amerikane ne Kombet e Bashkuara Susan Rice tha se Shtetet e Bashkuara ishin te indinjuara nga votat per te cilat tha se ndaluan vendet anetare qe te trajtonin krizen qe po thellohet ne Siri dhe kercenimin ne rritje ndaj paqes dhe sigurise rajonale.
Ne konferencen per shtyp ne Shtepine e Bardhe te marten sekretari i shtypit Jay Carney u pyet nese zoti Obama do te perdorte te njejten gjuhe qe kishte perdorur ambasadorja Rice. Ai tha se ndjenjat qe kishte shprehur zonja Rice reflektojne zhgenjimin e madh me Kinen dhe Rusine.
Ndjenjat qe ambasadorja po shprehte reflektojne zhgenjimin tone te madh me poziten e ndermarre. Ne do te vazhdojme te kemi diskutime me te gjithe partneret tane nderkombetar ne Keshillin e Sigurimit dhe gjetke dhe do te vazhdojme te punojme me te tjeret Miqte e Sirise per te ushtruar presionin e duhur ndaj qeverise se Assadit.
Zoti Carney po ashtu u pyet lidhur me komentet qe ka bere ne Kongresin amerikan senatori i pavarur Joseph Lieberman per Sirine. Duke folur per shtypin zoti Lieberman tha se besonte se komuniteti nderkombetar ka nevoje te ndermarre veprime te mencura perfshi armatosjen e Ushtrise se Lire Siriane.
Nje nga gjerat qe shpresoj qe grupi nderkombetar i kontaktit do te bej eshte ndihma per Ushtrine e Lire Siriane. Mund te filloje me ndihma mjekesore trajnim dhe informacione zbulimi. Perfundimisht nuk do te hezitoja furnizimin me arme sepse ushtria e Assadit po perdore armet per te vrare popullin sirian keshtu qe mbrojtesit e popullit sirian kane nevoje per arme.
Sekretari i shtypit Carney tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojne armatosjen e opozites per momentin. Ai foli per tematiken e diskutuar me grupin Miqte e Sirise.
Ne po shqyrtojme mundesine e ndihmave humanitare per sirianet dhe po punojme me partneret tane per te shtuar presionin dhe izolimin e Assadit dhe regjimit te tij.
Zedhenesi i presidentit Obama nuk pranoi te futej ne detaje rreth atyre qe jane diskutuar pervecse ndihmave humanitare. Lidhur me viziten ne Damask nga Ministri i Jashtem i Rusise Sergei Lavrov zoti Carney tha se Rusia duhet ta kuptoje se mbeshtetja e plote per Assadin eshte nje recete per deshtim.