E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria siriane vazhdoi sulmet në Homs

Forcat e armatosura siriane raportohet se kanë rifilluar bombardimet në Homs, në përpjekje për të shtypur revoltën opozitare në qytet.

Rinisja e bombardimeve vjen në kohën kur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po udhëton në Damask, ku do të takohet me udhëheqjen siriane.

Aktivistët sirianë thanë se të paktën 100 civilë janë vrarë nga forcat qeveritare të hënën, përfshirë një numër të madh edhe në Homs.

Në anë tjetër, UNICEF deklaroi se rreth 400 fëmijë janë vrarë gjate 11 muajve të dhunës në Siri, ndërsa qindra të tjerë po torturohen në burgje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›