Hoxhaj Kosova ne nje etape te re te permbylljes se pavaresise se mbikqyrur

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara zhvilloi sot nje seance informimi mbi gjendjen ne Kosove. Te ftuar per te prezantuar nje analize te gjendjes ishin edhe ministrat e jashtem te Kosoves dhe Serbise. Ministri Enver Hoxhaj beri thirrje per mbeshtetje nga vendet anetare te OKB-se ne menyre qe Kosova te perfshihen ne institucione rajonale e nderkombetare. Ndersa Ministri i Serbise Vuk Jeremic u shpreh se per Serbine zgjidhja e situates aktuale mund te gjendet vetem permes dialogut dhe se veprimet e njeanshme nuk sjellin zgjidhje afatgjata e te qendrueshme
Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj u ndal ne fjalen e tij ne arritjet e shenuara ne shtetin e ri gjate 4 vjeteve te pavaresise. Zoti Hoxhaj foli per reforma te gjera qe po zbatohen ne vendin e tij ne perputhje me kerkesat e Bashkimit Evropian.
Zoti Hoxhaj theksoi se njohjet per shtetin e ri mbeten paresore ne politiken e vendit.
Per Kosoven konsolidimi ne shkalle nderkombetare i statusit te shtetit eshte jetik per sa i perket perfshirjes ne sistemin nderkombetar. Po ndermarrim masa madhore per tu antaresuar ne institucione rajonale dhe nderkombetare. Pjesemarrja e Kosoves ne keto institucione eshte me rendesi jetike dhe nje objektiv shume i rendesishem per qeverine e vendit tim.
Zoti Hoxhaj nenvizoi se me arritjet e deritanishme Kosova eshte shnderruar ne nje shtet shumetnik me nje shoqeri te larmishme dhe ekonomi ne zhvillim. Shefi i diplomacise se Kosoves tha se me fillim e 2012 Kosova shenohet nje etape e re per vendin e tij ajo e permbylljes se pavaresise se mbikqyrur.
Por zoti Hoxhaj shtoi se shume nga zhvillimet e ardhshme do te varen nga vendimi qe do te marre Keshilli Evropian kundrejt Serbise
Nese Serbia shperblehet me statusin e vendit kandidat pa eliminuar struktrat policore dhe te sigurise ne veri te Kosoves pa hequr barrikadat dhe pa zbatuar plotesisht marreveshjet e dialogut do te kete pasoja afat-gjate e afat-shkurtra.
Instuticionet ne Kosove jane te angazhuara per ta bere vitin 2012 nje vit historik per Kosoven drejt Evropes. Ne lidhje me marredheniet me Serbine kufijte e Ballkanit jane vendosur nje here e mire dhe cdo ide per shkembim territoresh apo ndarje ne linja etnike eshte teper e rrezikshme perfundoi zoti Hoxhaj.
Ne fjalen e tij Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic e prezantoi gjendjen si te tensionuar dhe e mbarsur me potencial dhune. Kjo gjendje u shpreh zoti Jeremic eshte rezultat i perpjekjeve per te imponuar zgjidhje nje paleshe te situates ne Kosove gje qe bie ndesh me popullaten serbe ne veri. Ai theksoi rendesine e shmangies se provokimeve dhe perpjekjeve per zgjidhje te njeanshme.
Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic foli per perparim ne ceshtje teknike ne bisedimet mes Serbise dhe Kosoves. Dialogu tha ai mbetet e vetmja forme e vlefshme per gjetjen e nje zgjidhjeje te volitshme per te dyja palet. Ai i beri thirrje Keshillit te Sigurimit te afirmoje Rezoluten 1244 si qendrore ne bisedimet dypaleshe. Perpjekjet per te gjetur zgjidhje jashte kornizes se bisedimeve nuk do te jene as jetegjate as funksionale.
Zoti Jeremic foli perseri per ceshtjen Medicus duke theksuar se dy te dyshuarit kryesore jane ende larg Kosoves dhe drejtesise. Nese keto akuza provohen si te verteta ato do te perbejne nje kategori te re krimesh lufte. Ministri i Jashtem i Serbise u beri thirrje Kombeve te Bashkuara te angazhohen ne hetime per kete ceshtje duke shtuar se EULEX-i nuk ka mandatin per te shtrire hetimet jashte Kosoves.