Shtepia e demokracise Nga Arta Dade
Vendimi i Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes, Thorbjorn Jagland, per reformen dhe racionalizimin e rrjetit aktual te zyrave te KE-se, eshte nje vendim i mirepritur persa kohe Shqiperia vazhdon te jete ne fokusin e monitorimit nga Keshilli i Europes per menyren se si funksionojne institucionet demokratike, shqetesim i shprehur ne raportin e fundit te Komisionit te Monitorimit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes lidhur dhe me kerkesen per transparence te procesit zgjedhor te 2009. Rasti i Shqiperise eshte sa paradoksal, aq edhe i paprecedente. Kur nje vend nis marredhenien e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, mbyll negociatat me Bashkimin Europian dhe madje aplikon per anetaresim ne Bashkimin Europian nga njera ane dhe nga ana tjeter vazhdon te monitorohet nga Keshilli i Europes lidhur me kolonat themelore te demokracise. Kjo merr dimension shqetesues per faktin qe Shqiperia tashme, prej gati dy vjetesh, eshte anetare e NATO-s. Po t’i hedhim nje sy listes se vendeve ku Sekretari i Pergjithshem ka vendosur te mos mbylle zyrat e Keshillit te Europes, por te rrise nivelin e perfaqesimit si ne Shqiperi, jane vende ku demokracia vazhdon te jete e paarrire si: Serbia, Azerbajxhani, Armenia, Ukraina, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Moldavia, pervec zyrave qe jane ne qendrat politikberese te Europes. Fakti qe zyra e Tiranes do te vazhdoje te kryeje detyra te shtuara verteton katerciperisht shqetesimin tone dhe te vete Komisionit te Monitorimit per Shqiperine se ne vend qe Shqiperia pas 16 vjetesh te anetaresimit ne Keshillin e Europes te kishte plotesuar kriteret politike nga zgjedhjet e lira e te ndershme e deri te klima politike normale, nga respektimi i te drejtave te njeriut deri te respektimi i institucioneve te pavarura, nga respektimi i autonomise vendore deri te konsolidimi i demokracise parlamentare duke respektuar vete parlamentin, i cili eshte shnderruar ne mjet dhune kunder opozites, e dhunuesi rekord i Kushtetutes se vendit, nga respekti per pavaresine e medias deri te respekti per publikun nga media publike, vazhdon te mbahet e mberthyer prej 2 vjetesh ne kriza te rrezikshme te demokracise ku dhunohen ne menyre flagrante parimet dhe vlerat baze, mbi te cilat eshte ngritur vete Keshilli i Europes dhe organizmat e tjere euro-atlantik, si OSBE, NATO dhe mbi te gjitha vete Bashkimi Europian qe na refuzoi statusin e vendit kandidat per pergjegjesite ekskluzive te Sali Berishes. Perpjekjet e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes si organizmi i pare qe u angazhua seriozisht per zgjidhjen e krizes politike pas zgjedhjeve te qershorit 2009 u injoruan nga mazhoranca ashtu sikurse kjo mazhorance refuzoi Rezoluten e 8 korrikut te Parlamentit Europian dhe thirrjet e perseritura ne vazhdimesi te Komisionerit per Zgjerimin Fule drejtuar Berishes. Zhvillimet tragjike te 21 janarit alarmuan Keshillin e Europes. Sekretari i Pergjithshem Jagland denoi perdorimin e armeve me pasoje humbjen e jeteve te kater demonstruesve paqesore, i kerkoi politikes te mos nderhyje ne hetimin dhe te bashkepunoje me Prokurorine, si dhe beri thirrje per dialog politik per te zgjidhur krizen dhe qetesuar situaten. Perkundrejt ketyre sugjerimeve dhe keshillave Kryeministri dha dhe njehere deshmi te pakontestueshme se ai vete eshte ne konflikt permanent me opoziten, me institucionet e pavarura, me median, dhe me shoqerine shqiptare. Sulmet dhe presionet ndaj Presidentit te Republikes, Prokurores se Pergjithshme, Sherbimit Informativ Shteteror nuk jane praktika dhe parime qe burojne nga anetaresimi ne kete organizem. Perkundrazi ato perbejne shkelje te angazhimeve te anetaresimit. Per keto arsye Keshilli i Europes vazhdon te na monitoroje, per keto arsye Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes vendosi te shtoje me personel e te forcoje pranine zyres se tij ne Tirane duke rritur nivelin e perfaqesimit, qe ne 2003 kjo zyre u reduktua per arsye te funksionimit normal te demokracise. Kjo zyre do pushoje se funksionuar ne Podgorice e Shkup, pra 2 vendet tona fqinje e kane kaluar fazen e monitorimit dhe problemeve te mprehta me demokracine si dy vende kandidate ne Bashkimin Europian e qe per fat te keq jane me te avancuara se Shqiperia ne te gjitha proceset, megjithese kane patur probleme serioze te shtetformimit dhe probleme etnike. Keshilli i Europes pas masakres se 21 janarit ka derguar komisionerin per te drejtat e njeriut, z. Thomas Hammarberg, si dhe perfaqesues te Komiteti Kunder Tortures ne Keshillin e Evropes, te cilet bashkepunuan me nje sere institucionesh vendase dhe evidentuan shkelje flagrante te konventave te ratifikuar nga ky Parlament. Dhuna ne komisariate e ne qelite e paraburgimit u vertetua gjate vizites se perfaqesuesve te Keshillit te Europes, si edhe ne raportin e pergatitur nga Komisioneri per te Drejtat e Njeriut ne KE. Shkelja e parimeve dhe vlerave te materializuara ne dokumentet themelore te nje organizate ku nje vend aderon perben akt te denueshem qe shoqerohet me penalizime qe i vuajne shtetasit e ketij vendi. Prej 16 vjetesh, Keshilli i Europes, sikurse dhe organizatat e tjera te nderuara euro-atlantike apo boterore, ka ofruar jo vetem ekspertize, por edhe mjete te konsiderueshme financiare permes projekteve madhore per permbushjen e objektivave te Keshillit te Europes. Per fat te keq rezulton qe Shqiperia ka ende te njejtat probleme si 16 vjet me pare, kur ne u pranuam ne shtepine e demokracise, sikurse ndokush e ka per zemer ta quaje duke e kthyer vendin e vet ne shtepine e neodiktatures. Ka qene shqetesues raportimi i shtetit shqiptar per permbushjen e obligimeve qe burojne nga anetaresimi ne keto organizata. Raportohen ne leter te permbushura angazhime te marra, qe rezultojne te papermbushura kur monitorohen nga organizmat nderkombetare. Rasti i pranimit nga vete Berisha se kur ishte President kishte shkelur embargon e OKB-se ndaj Serbise se Miloshevicit e rendisin Kryeministrin e PD-se me sulltane te tjere apo krere te Iranit, qe kane shkelur embargo te ngjashme fjala vjen ndaj Irakut. Shteti ne leter i Saliut me legjislacion si ai i Bashkimit Europian, pjese e Konventave te OKB-se, apo te tjerave ne kuadrin e strukturave euro-atlantike te ratifikuara nga ky parlament perben shqetesim serioz te partneret tane. Ne menyre te perseritur mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe manifestimi haptas i arrogances ne shkeljet flagrante te ligjit prej kesaj mazhorance kane zbehur rendesine e ratifikimit edhe per arsyen e njohur tashme edhe nga vete BE se procedurat dhe institucionet parlamentare nuk funksionojne ne menyre korrekte, parlamenti nuk ushtron kontroll e mbikeqyrje ndaj qeverise dhe mbikeqyrja e dobet ne zbatueshmerine e ligjeve. Kthimi i kultures se pandeshkueshmerise ne norme per ministrat e akuzuar per korrupsion nen mbrojtjen direkte te Berishes perben shkelje te detyrimeve dhe bashkepunimit me Keshillin e Europes ne kuadrin e GRECO –s. Fjalimet e urrejtjes te Kryeministrit, te perseritura e riperseritura ne korr apo solo nga kolege te mazhorances perbejne shkelje te hapur te Konventes se Keshillit te Europes. Edhe rasti i Gerdecit apo reagimi i strukturave nen komanden e qeverise kunder demonstruesve deri ne perdorimin e armeve kunder njerezve te paarmatosur, qe moren jete njerezish te pafajshem perben dhunim te konventave ku Shqiperia eshte pale ne kuadrin e strukturave Euroatlantike te sigurise. Zyra e Keshillit te Europes do te jete nje mundesi me shume per opoziten per te bashkepunuar ngushtesisht me kete organizem ne roje te demokracise, qe nuk ben kompromis me reminishencat e diktatures.
* Fjala ne Kuvend ne emer te grupit parlamentar te PS