“Bojkoti me 8 maj, vetevrasje politike”
Vetevrasje politike, e cileson eksperti per zgjedhjet, Kristaq Kume, ne se opozita nuk merr pjese ne zgjedhjet lokale te dekretuara me 8 Maj. Duke komentuar situaten e komplikuar pas mos dorezimit te listave te komisionereve nga PS dhe PBDNJ, ish kreu i KQZ-se, Kume u shpreh se kjo nuk eshte nje situate normale dhe qendrimi i opozites, absurd. “Bojkoti i opozites nga Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ), eshte i pakuptueshem, sepse Kodi Zgjedhor u miratua me konsensusin e madh te dy forcave politike. Nderkohe qe ngritja dhe funksionimi i ketyre komisioneve, eshte jetike per zgjedhjet lokale”, u shpreh Kume. Sipas tij, nese kjo hallke nuk funksionon atehere zgjedhjet rrezikohen. Ndaj Kume, e cilesoi te sakte nderhyrjen e KQZ-se per te shpallur vakant vendet e komisionereve te lena bosh nga bojkoti i PS dhe PBDNJ, me argumentin se eshte nje situate jo normale. “Konfuzionet e Edi Rames, ne deklaratat qe ai jep per zgjedhjet lokale, do te jete pjese apo jo e tyre, duken edhe ne veprimin e Partise Socialiste, qe nuk merr pjese ne komisione. Ne se PS, do te marre pjese ne zgjedhje, per se nuk nis pergatitjet sipas Kodit Zgjedhor dhe nuk reagon. Perse aty ku duhet, nuk rreshtohen sipas ligjit? Si dhe te permiresojne ligjin? Nje parti elektorale qe i kundervihet ketij sistemi, ben ate qe quhet vetevrasje politike”,-tha dje Kume. Prej kohesh ish kreu i KQZ-se, ka ngritur zerin per moszbatimin e ligjit dhe pergatitjen e zgjedhjeve nga ana e forcave politike. Madje Kume, eshte shprehur kritik edhe per faktin se partite politike, nuk po permiresojne Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve te bera nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Kume u caktua kohe me pare edhe si kreu i sekretariatit te perbere nga shoqeria civile per permiresimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve te nderkombetareve. Por deri me sot, ky sekretariat, nuk ka mundur te mbledhe propozimet per shkak te perplasjeve te ashpra politike mes dy forcave te medha. Per te qene pjese ne zgjedhje, partite opozitare, duhet te regjistrohen brenda dates 8 mars.