Shtëpia e re e 14 muxhahedinëvetë parë iranianë në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit Erdhën dje, azil në Shqipëri Berisha: Mirëpresim 100 muxhahedine
TIRANE - Nga kampi Ashraf i Irakut, 14 muxhahedinët e parë mëngjesin e sotëm janë zgjuar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.
Ata janë 10 meshkuj dhe dy femra, të cilët nga qeveria shqiptare do të trajtohen si azikërkërkues, dhe një përfaqësues i organizatës së Kombeve të Bashkuara do të përfundojnë procedurat ligjore.
Lajmi për mbërritjen e 14 muxhahedinëve në Shqipëri fillimisht u bë publik në faqen zyrtare të OKB-së dhe vetëm mbrëmë vonë, rreth orës 23:00 (të 16 majit) Ministria e Brendshme konfirmoi mbërritjen e tyre në Shqipëri.
“Me datë 16 Maj 2013, në ora 02.00, mbërritën në aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 14 personash nga ky kamp.
Qeveria shqiptare, nëpërmjet ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurtë të këtyre personave në një nga Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ardhja e këtij grupi shënon edhe fillimin e zbatimit të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit.”- thuhej në njoftimin për shtyp të ministrisë së Brendshme.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. ”Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standarteve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë", - mbyllej njoftimi i djeshëm i ministrisë së Bredshme.
(Foto: Qendra e Pritjes së Azilkërkuesve)
(sg/shqiptarja.com)