Shtepia ne flake mbrojtesi Breno perfundon ne spital

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Breno ka përfunduar në spital, pasi shtëpia e tij mori flakë në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Braziliani 21-vjecar ishte vetëm në banesën e tij, kur kjo e fundit u përfshi në flakë, ndërsa zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë e kanë gjetur atë pa ndjenja si pasojë e asfiksimit nga tymi i madh. Pasi është larguar nga shtëpia, futbollisti është dërguar urgjent në spital, ku ka marrë trajtimin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjermane ka nisur hetimet, ndërsa sipas informacioneve të para, zjarri ka nisur në shtëpinë ngjitur me atë të Brenos, Më pas flakët kanë përfshirë edhe banesën e brazilianit, por ky i fundit nuk ka ndjerë asgjë pasi ndodhej në gjumë. “Në fillim na thanë se brenda në shtëpi ishin dy persona, por për fat të mirë ata kishin ndjerë flakët dhe ishin larguar shpejt. Ndërsa vetëm një person është shtruar në spital i intoksikuar nga tymi”, ka thënë zëdhënësi I zjarrëfikëses së Mynihut, Thomas Lix. Breno u transferua te Bajerni I Mynihut në vitin 2008, kur ishte vetëm 18-vjec, ndërkohë që klubi bavarez nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen.
Nertan Prifti