Mallrat kosovare nuk kalojne ne Serbi. Cooper njoftohet per moszbatimin e marreveshjes

Ndërsa kamionët nga Serbia kanë filluar të hyjnë në tërritorin e Kosovës, në respekt edhe të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 2 shtator, e kundërta ndodh me automjetet kosovare. Fakti nuk ka lënë indiferent Prishtinën zyrtare e cila ka vënë në dijeni Washingtonin e Brukselin për bllokimin e mallrave kosovare drejt Serbise. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, përmes një letre dërguar ndërmjetësit për bisedime Rober Cooper, ka njoftuar këtë të fundit për moszbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë për njohen e vulave doganore të Kosovës. Kusari-Lila, nuk ka përjashtuar mundësinë që gjatë këtyre ditëve të fillojë sërish aplikimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Nga ana tjetër kryenegociatori serb Borisllav Stefanovic si arsyetim për mosnjohen e vulave doganore, ka parashtruar çështje të cilat sipas tij Beogradi nuk do t`i pranojë. “Një herë kërkuan të vendosin doganierët, pastaj flamurin, më pas personat e armatosur e të ashtuquajtuarat ligje të Kosovës , e ndërsa njerëzit që jetojnë aty do të ndjehen të rrethuar nga i ashtuquajtuari shtet i Kosovës. E këtë nuk mund ta pranojmë”, është shprehur Stefanovic.
Ndërsa, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka deklaruar se pala serbe duhet ta këtë të qartë se marrëveshja për vulat doganore, ka tre elemente që duhet të zbatohen për të cilat edhe është rënë dakort.Tahiri ka njoftuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve me Beogradin do të zhvillohet në datat 26 dhe 27 shtator, por se nuk do të ridiskutohet mbi marrëveshjen për doganat. Temat për të cilat do të bisedohet në këtë takim janë energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal.