Zenkat diplomatike tulipanet holandez ndalohen ne Rumani

Tulipanët holandezë ndalohen të hyjnë në Rumani. Edhe lulet janë bërë “pre” e mosmarrveshjeve diplomatike, një ditë pasi politikanët holandezë deklaruan se do të vendosnin veton ndaj hyrjes së Rumanisë në zonën pa kufij, Shengen. Zyrtarët rumunë përmendën shqetësime shëndetësore dhe mungesë dokumentacioni si arsye për të ndalur kamionët me lule. Ata shtuan se ndalimi do të aplikohet deri sa të kryhen testet laboratorike; thënë më thjesht: derisa lulet të thahen. Tok me kamionëte tyre po qëndrojnë në kufi edhe shoferët.
"Kam ardhur në pikën kufitare në 05:00. Përfaqësues të Policisë Financiare na thanë se të gjithë kamionët me lule janë bllokuar për verifikim dhe analiza; unë nuk e di se për çfarë saktësisht. Thanë se do tu duhen 2-3 ditë për analizat laboratorike", thotë njëri prej shoferëve.
Qeveria holandeze njoftoi një ditë më parë se do të vazhdojë të bllokojë hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen. Deklarata të tilla përligjin hezitimin në mesin e qeverive të BE për të zgjeruar zonën Shengen, në një kohë kur shtimi i emigrantëve në Evropë ka nxitur debatet mbi kufijtë. Disa qeveri të BE-së thonë se korrupsioni në Rumani dhe Bullgari përbën rrezik për sigurinë, ndonëse prej katër vitesh tashmë të dyja vendet janë pjesë e bllokut evropian. Hyrja në Shengen e Rumanisë dhe Bullgarisë në mars 2011 nuk u realizua dhe sipas analistëve kjo ishte kundërpërgjigja e bllokut ndaj mos- realizimit të reformave në të dyja vendet.
Delina Bitraku