E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia në flakë, shpëton 3 fëmijët, vdes babai

Nje 45 vjecar eshte djegur brenda ne shtepi duke gjetur vdekjen e menjehershme ndersa kane arritur te shpetojne tre femijet e tij. Pjesetare te familjes se shpetuar thone se zjarri mund te jete i qellimshem. 

FIER-Nje ngjarje e rënde ka ndodhur gjatë orëve të para të mengjesit të sotem në fshatin Gradisht ne Fier. Nje 45 vjecar eshte djegur brenda ne shtepi duke gjetur vdekjen e menjehershme ndersa kane arritur te shpetojne tre femijet e tij. Bujar Krasniqi eshte emri i viktimes, nuk u shpetoi dot flakeve te zjarrit qe perfshine gjate nates banesen ku jetojne. Ai arriti te nxjerre jashte tre femijet kurse vete u perpi nga flaket duke gjetur edhe vdekjen. Zjarrfikesit te njoftuar nga banoret e fshatit nuk munden te parandalonin tragjedine ndersa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Por, pjesetare te familjes thone se zjarri mund te jete i qellimshem. Nje prej pjesetareve shprehet se ka pare nje person i cili po u vinte flaken dhomave ne shtepi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›