E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepite e Shirokes te mbushura me gjarperinj uji

Permbytja Banoret kane frike se ndertesat do te shemben

Lagjja turistike e Shirokes buze Liqenit te Shkodres eshte sot lagjja ku uji i liqenit ka shkaktuar permbytjen me te madhe. Ne kete zone jane demtuar plotesisht dhjetera banesa nderkohe qe dhjetera biznese jane shkaterruar. Jane kryesisht lokale qe servirin gatime tradicionale dhe nder me te frekuentuarat ne zonen bregliqenore.

Tashme udhetimi drejt Shirokes eshte shnderruar ne nje kalvar te vertete. Fillimisht duhet te nisesh me varke per ne lagjen Xhabije ku Bashkia e Shkodres i ka vene ne dispozicion te qytetareve dhe lundrimi nis mbi rruget e qytetit. Sapo kalon lagjen Xhabije prane Bixhistenit merr rrugen djathtas ku varka kalon direkt ne rrjedhen e Bunes. Nga aty duket se lumi Buna pothuajse ka dal mbi ure. Gjate rruges per ne Shiroke shikon se si parmaket e rruges nuk dallohen pasi jane zhytur ne uje.

Vetem ne disa pjese te rruges mund ti pikasesh parmaket dhe eshte e veshtire te kuptosh nese po lundron mbi Bune apo mbi rruge.

Pasi kemi lundruar rreth 20 minuta ne drejtim te kundert te rrjedhes se Bunes dalim ne Liqenin e Shkodres. Tashme liqeni me i madh i Ballkanit ka marre pamjen e nje deti.

Ne horizont duken lokale qe kane vetem catite mbi uje. Dikur ato kishin nje pamje piktoreske buze liqenit por tashme gati jane zhdukur nga furia e ujit. Rruges ndodh te shkembehesh me varka te tjera. Edhe pse pa u njohur njerezit pershendesin njeri-tjetrin me miresjellje. Eumlshte bere gati e zakonshme ne keto dite qe banoret miqesohen me kedo qe kalon ne ato ane. Halli i njejte duket se i ka bere me te bashkuar.

Koha e vrenjtur rete e zeza qe duket sikur duan te prekin liqenin dhe mjegulla krijojne nje panorame me te zymte. Zona eshte teresisht e braktisur dhe atmosfera ne lagjen Shiroke eshte shume e trishte.

Ne shtepite e zones uji ka shkaterruar gjithcka. Vehbi Ujka nje banor i Shirokes na fton per te pare nga afer demet qe ka shkaktuar furia e ujit. Ne momentin qe futet ne shtepi lotet e pengojne te bashkebisedoje per disa minuta. Me ze te mekur ai nis e tregon se cfare i eshte dashur te perjetoje keto dite permbytjesh. Nuk duam te dime nga na erdhi gjithe kjo fatkeqesi. Ska rendesi nese ndodhi nga robi apo nga Zoti duam qe kjo katastrofe qe nuk eshte pare as ne enderr te marre fund. Nese filloj te flas per demet eshte nje bisede e pavlere sepse ju e shikoni vete me mire. E gjithe banesa eshte shkaterruar dhe po te vijoj te qendroj edhe per disa dite ne uje kjo do shembet e gjitha. Uji brenda ka arritur mbi nje meter dhe muret tashme jane plot lageshti. Familjen e kam larguar prej ditesh dhe ketu po qendroj vetem une. Nuk eshte se kam frike se mos me grabisin pasi brenda nuk ka mbetur me asgje me vlere. Por gjithcka e kam ndertuar me mundin e nje jete pune me gjak dhe mendoj se nese shembet shtepia me mire te me zere brenda. Ne shtepi jane futur gjarperinj uji dhe dhoma eshte e mbushur plot. Ne jemi rritur me ujin dhe me dhimbsen krijesat e tij nuk mund ti nxjerr jashte i kam lene brenda ne dhome. Ja kjo eshte situata kur ka ardhur dita qe te kerkon ndihme edhe gjarpri... Largohemi nga banesa e Vehbi Ujkes pa gjetur dot fjale per te pershkruar ate ankth dhe vuajtje qe perjetojne keta njerez.

Ndonese banoret perpiqen te gjejne nje fije shprese per faktin se uji ka nisur te terhiqet ende rikthimi ne normalitet duket shume i larget. Sipas tyre niveli i ujit te liqenit ka pesuar nje renie prej 40 cm megjithate zona eshte e zhytur nen uje. Ne rruget e lagjes Shiroke kane nisur te dalin ne siperfaqe rrjetat e peshkatareve te zones te shkaterruara nga prurjet e medha. Kjo zone turistike qe ishte dhe nje nga pjeset me te zhurmshme dhe me te preferuara te qytetit per peizazhin dhe gatimin tradicional te peshkut sot duket si nje fantazme. Tashme ajo cka mund te shohesh jane lokale dhe shtepi te mbuluara nga uji. Tek-tuk uji eshte terhequr sa mund te shikosh se godinat i kane xhamat e thyera plotesisht te shkaterruara. Rikthehemi ne Shkoder me bindjen se ne Shiroke me shume se askund tjeter liqeni i ka gjunjezuar banoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›