E Diel, 1 Nëntor 2026

Zopel Mos hetimi i zgjedhjeve veteshkaterrim

Interviste Flet ish-ministri gjerman Shqiperia humbi nje vit nga kriza

Ish-sekretari i Shtetit ne Ministrine e Jashtme gjermane Christoph Zolep mendon ashtu sic mendonte nje dekade me pare se Shqiperia do te jete pjese e BE-se ne keto 10 vitet qe vijne. Ne nje interviste per Shqip Zopel thekson se viti ekzakt ne te cilin pritet anetaresimi varet nga partite tona politike ne kuader te zbatimit te direktivave qe vijne nga KE-ja. Sipas diplomatit gjerman ne rast se mes paleve do te gjendet kompromis dhe do te zbatohen porosite e KE-se anetaresimi i plote mund te vije ne vitin 2014 vit simbolik ky per sa i perket faktit se 100 vjet me pare ne Europe ka nisur Lufta e Pare Boterore.

Qe prej nje viti e gjysme partite kryesore politike ne vend nuk po gjejne ende kompromis per te zgjidhur nje krize politike e cila po jep ndikimin e saj ne Parlament por edhe ne klimen politike ne vend. Si e shikoni kete situate dhe cfare mund te behet per gjetjen e nje zgjidhjeje

Pa asnje dyshim nese ti shikon raportin e OSBE-se per zgjedhjet e qershorit te vitit 2009 kupton se keto zgjedhje nuk ishin korrekte. Eumlshte nje detyrim i politikes i qeverise i te gjitha partive te bejne ceshte e mundur per te hetuar ne lidhje me arsyet qe cuan ne kete perfundim. Mos hetimi do te ishte veteshkaterrim. Deri tani te dyja palet po shkaterrojne sistemin politik te Shqiperise nisur nga fakti se ende nuk pa arrijne ne nje kompromis. Mendoj se pavaresisht asaj qe thuhet ne lidhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten eshte e mundur qe kutite te hapen nese vullneti do te ekzistoje. Nga kjo krize Shqiperia humbi nje vit nisur nga fakti se kerkesa e saj per statusin e vendit kandidat nuk u aprovua nga ana e Komisionit Europian dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por gjithsesi tani Partia Socialiste ka bere nje propozim te ri sipas te cilit kerkon vetem hetimin e materialeve zgjedhore dhe jo me fletet e votimit dhe ky propozim mendoj se duhet te krijoje kompromis mes paleve. Por eshte shume e rendesishme te theksohet se ky kompromis duhet te gjendet perpara zgjedhjeve te ardhshme lokale qe do te mbahen ne maj te 2011-s. Nga ana tjeter institucionet nderkombetare qe japin kontributin e tyre per zgjedhjet ne Shqiperi ne menyre te vecante OSBE-ja eshte e udhes te gjeje nje sistem monitorimi me efektiv per sa i perket zgjedhjeve te ardhshme. Por edhe dy forcat kryesore politike kane pergjegjesite e tyre dhe do te ishte e udhes qe te gjenin nje menyre rregullatore me te mire ne zgjedhjet e ardhshme.

Pak dite e ndajne Shqiperine nga hyrja ne fuqi e liberalizimit te vizave. Si do te ndikojne kjo gje tek shqiptaret

Ky proces pikesepari eshte ne interes te qytetareve shqiptare per te kuptuar se cdo te thote te levizesh ne menyre te lire ne Europe. Tashme te gjithe qytetaret shqiptare do te kene te njejtin akses si cdo qytetar europian per te levizur lirshem. Po keshtu ne procesin e liberalizimit te vizave duhet te perfshihet edhe Kosova sepse ti nuk mund te perjashtosh nje pjese te vogel te Ballkanit nga kjo e drejte. Tashme mund te thuhet me siguri se shqiptaret i perkasin Europes. Per kete proces nje rol shume te madh luajti edhe Parlamenti Europian dhe institucionet e tjera sigurisht duke u mbeshtetur ne vullnetin e mire te vendeve anetare.

Por nga ana tjeter nje pjese e vendeve te BE-se kane shprehur edhe shqetesim ne lidhje me friken se mos shqiptaret e keqperdorin kete te drejte. Mendoni se ka baza ky shqetesim

E vertete eshte qe ne Europe ka nje shqetesim ne lidhje me faktin se kjo levizje e lire mund te keqperdoret nga nje pjese e qytetareve te vendeve qe e kane fituar rishtas ate. Por nese shikon ne Shqiperi jane rreth 3 milione shqiptare dhe ne Europe ka me shume se 500 milione qytetare raportet jane te medha dhe problemet mendoj se do te jene te vogla.

Gjate vizites tuaj ne vitin 2000 ne Shqiperi kur mbanit pozicionin e Sekretarit te Shtetit ne Ministrine e Jashtme gjermane ju keni deklaruar se Shqiperia do te integrohet plotesisht ne Bashkimin Europian brenda dy dekadave. Tashme qe ka kaluar nje dekade keni akoma te njejtin mendim

Po e kam bere kete deklarate kur kam ardhur per here te pare ne Shqiperi dhe disa perfaqesues te medias dhe po keshtu politikane u cuditen kur une thashe se jam shume i bindur se anetaresimi i vendit tuaj ne BE do te ndodhe ne vitet mes 2010-s dhe 2019-s. Tani mendoj se Shqiperia po ecen ne rrugen e saj mbase do te humbase edhe me shume kohe per shkak te mosbashkepunimit politik por kam te njejtin mendim qe kam pasur edhe me pare per sa i perket ceshtjes se integrimit te saj. Ne qofte se partite politike ne vend do te bashkepunojne dhe do te plotesojne direktivat qe marrin cdo vit nga Komisioni Europian do te bejne te mundur anetaresimin e Shqiperise ne mesin e kesaj dekade. Ky anetaresim mund te ndodhe ne nje vit simbolik sic eshte 2014 nisur nga fakti se 100 vjet me pare ne Europe nisi Lufta e Pare Boterore dhe nje shekull me pas Europa eshte e Bashkuar.

Aktualisht Shqiperia po perballet me nje situate te rende ne veri te vendit si rezultat i permbytjeve te cilat kane rreth nje jave qe kane ndodhur. Cmund te beje me shume vendi yne per shmangien e situatave te tilla

Pikesepari mendoj se asnje qeveri nuk eshte pergjegjese per shirat nese ato nuk do te binin nuk do te kishte asnje fatkeqesi. Aktualisht ne vend ka nje debat ne lidhje me politikat energjetike qe po ndiqen por une do ta thosha se te gjitha qeverite shqiptare duke nisur nga 1999-a kane qene te ngatheta per te tejkaluar disa probleme te tilla qe ka vendi. Por mbase me nje bashkepunim tani e tutje te ngushte me Europen keto probleme do te tejkalohen dhe qeverite do te pershpejtojne marrjen e masave per nje administrim sa me te mire te ujerave dhe resurseve te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›