E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shtëpitë e barit’ në Vlorë/ Gjykata nxjerr nga burgu katër elektriçistët

Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë 4 elektricisët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë dhe në fshatin Kropisht.

Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj banues në fshatin Kropisht si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i shpëtojnë burgut.

Në një seancë gjyqësore që zgjati më tepër se 1 orë gjykata e vlorës vendosi për ta, masën e sigurisë arrest shtëpie nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.Katër të rinjtë do të mbahen nën vëzhgim derisa hetimet të përfundojnë.

Të pranishëm në seancën gjyqësore edhe familjarët të cilët po i prisnin jashtë mureve të gjykatës teksa janë lumturuar kur është dhënë vendimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›