E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tërmetet në Turqi/ Një burrë shpëtohet i gjallë nga rrënojat pas 149 orësh

Një burrë 35-vjeçar u shpëtua i gjallë nga nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay të Turqisë jugore, 149 orë pasi tërmeti i fuqishëm goditi rajonin.

Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh gjatë kërkimeve nga grupet e punës.

Personeli ushtarak dhe anëtarët e ekipit rumun të kërkim-shpëtimit, punuan për pesë orë për nxjerrë 35-vjeçarin nga gërmadhat.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti i së hënës është 28,192 deri më tani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›