E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepite e vogla prirje e re ne SHBA

Kriza e tregut te shtepive nxorri ne pah sesa shume amerikane kishin shtepi shume me te medha per ta dhe buxhetin e tyre. Kjo mund te jete arsyeja qe po shtohet interesi per shtepi me te vogla.

Kur Jay Shafer ishte djalosh ai nuk i kishte qef shtepite e medha.

Isha une dhe ime moter qe e pastronin shtepine 370 metra katrore cdo fundjave.

Kjo eshte arsyeja kryesore qe Shafer projekton tani shtepite Tumbleweed Tiny Homes.

Nuk eshte e thene se sa me shume gjera te kem ne jeten time aq me shume gezim pasi duhet te bej me shume. Keshtu qe i hoqa gjerat e panevojshme dhe jetoj me vetem ato gjera qe me bejne te lumtur.

Per me shume se nje dekade Shafer jetoi ne kete shtepi prej 9 metra katrore qe perfshin nje banje me dush nje guzhine me sobe me gaz dhe lavaman dhe nje dhome gjumi.

Kur u martua Shafer thote se gruaja e tij Marty donta pak me shume haperise.

Shtepia e tyre e vitit 1950 eshte pese here me e madhe sesa shtepia e pare e stilit Tumbleweed. Megjithate ajo eshte gati pese here me e vogel sesa nje shtepi tipike amerikane.

Me projektet e bashkeshortit Marty thote se ajo mund te jete rehat ne shtepine e vogel.

Proporcioni i dhomave dhe zona e ngrenies te ishin pak me ndryshe.

Ne mbare vendin me shume se 300 njerez kane bere te njejten gje fale planeve te stilit Shafer. Kostoja e nje shtepie te tille perfshi token eshte gati 50 mije dollare nje e pesta e mesatares se nje shtepie ne Shtetet e Bashkuara. Dhe sa me shume te ndertosh vet aq me e ulet kostoja.

Na u desh te studionin planet dhe te pyesnin per shume gjera..

Jewels Hall-Payne sapo ka hyre ne nje shtepi 16 metra katrore qe ndertoi me partneren e saj Molly Hall-Payne.

Sigurisht qe eshte e vogel keshtu supozohet te jete. Por jemi te lumtur si ndjehemi ne te.

Shoqata Kombetare e Ndertuesve njoftoi se ne vitin 2009 shtepite e reja ishin pak me te vogla sesa ato te ndertuara disa vjet me pare.

Pra vogelsia mund te jete tendenca e re ne Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›