E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepite sa me pak te ngarkuara

Drejt nje shtepie te stilit minimalist propozojne arkitektet duke nenkuptuar vendosjen ne te vetem te objekteve te domosdoshme dhe sa me shume hapesire e jo shtepi te ngarkuara me mobilje qe te zene frymen.

Shtepite duhet ti kemi sa me pak te ngarkuara Ti mobilojme vetem me gjerat me te domosdoshme dhe te leme sa me shume hapesire qe do te thote me shume frymemarrje me shume lirshmeri levizjesh efekte pozitive psikologjike etj. Me nje fjale te vetme permblidhet si shtepi minimaliste. Kete koncept e propozojne fort edhe per 2011-en jo vetem arkitektet ne bote por edhe ata shqiptare.

Minimaliste eshte nje term qe njihet qe prej viteve 60-te por rikthehet ne kohe dhe se fundi eshte bere edhe me masiv pasi i meshon shfrytezimit sa me efikas te hapesirave sidomos kur behet fjale per siperfaqet me te vogla te banimit apartamentet pasi vilat jane krejt tjeter gje shpjegon arkitekti Erion Gorenca.

Ne pergjithesi ne shqiptaret kemi manine ti ngarkojme shtepite duke menduar se sa me e ngarkuar ajo aq me begati dhe bukuri ka por ne fakt eshte e kunderta shpreh mbeshtetjen ndaj te njejtit stil arkitekti Gjovalin Shytani.

Stili minimalist lidhet me kursimin e logjikshem estetik dhe funksional. Ne shtepite qe perqafojne kete stil nuk mungojne televizionet plazma impiantet dvd kompakt sterjo dhe kesisoj ky stil lidhet edhe me ate hi-tech. Mundesisht te gjitha keto grupohen bashke ne nje kend mobilimi edhe me libra neper rafte te quajtur multimedia. Per efekt kursimi dhe ne dobi te hapesirave propozohet e futur ne mur edhe garderoba e dhomes se gjumit.

Sipas Erion Gorences nuk eshte i nevojshem as edhe nje kend gatimi mbi 4m i gjate nderkohe qe ne kohet e sotme shtepia eshte kthyer ne hotel apo magazine dhe njerezit me shume hane jashte. Me parate e kursyera nga konceptimi i nje kuzhine me te vogel blihet tavolina dhe karriget shton Gorenca.

Por sipas arkitekteve dobia vjen nga vendosja e perparesive te duhura. Shpesh behet gabimi i investimit me te madh ne banjo dhome gjumi apo kuzhine ku kalohen castet me te pakta te dites dhe qe jane edhe me dyer te mbyllura.

Hapesirat minimaliste kompozohen te hapura dhe te ajrosura duke mbartur edhe elegance. Ata qe propozojne dhe zbatojne pasjen e nje shtepie te tille kesisoj krijojne efektin edhe te nje siperfaqeje me te madhe. Ndersa format jane gjeometrike lineare te pastra pa shume zbukurime dhe prej lende drusore teknologjike si MDF entief me nderthurjen e imazhit te drurit origjinal.

Ngjyrat e 2011-es

Jane ngjyrat pastel qe do te thote nuancat e lehta te ngjyrave. Kombinuar tek-tuk me nuanca te forta. Kjo eshte nje tendence edhe e 2011-es ku shume te keshillueshme jane sidomos ngjyra e panes dhe e bardha. Baza e te bardhes apo edhe grise nuk mungon kurre ne arredim edhe per faktin se keto ngjyra kane mundesine e shkelqyer per te shtuar edhe nje ose dy ngjyra dhe per ti perzier bashke shpjegon arkitekti Gjovalin Shytani. Por ne nje dhome ambient me vete eshte e keshillueshme te alternohen maksimumi deri ne tre ngjyra.

Si per shembull bardh e zi dhe nuanca te grise grise perle ngjyre devese apo tone te erreta te kafese e bardha me pak prani te ngjyrave te forta si e verdha bluja e kuqja etj.

Inxhinieri i drurit Dritan Cacaj
Tendencat e fundit prodhohen edhe ne vend

Nuk eshte aspak e veshtire te pershtatesh modelet e marra nga revistat e arredimit interneti apo panairet neper bote qofshin edhe tendencat me te fundit. Madje specialistet tane ka raste qe edhe i ndryshojne dhe i zhvillojne modelet me fantazine e tyre. Kete ben ne fabriken ku punon prej mese dhjete vjetesh ne Tirane inxhinieri i drurit Dritan Cacaj duke prodhuar per nje treg te gjere vendas.

Nese hyn ne nje fabrike te vertete mobilerie proceset teknike neper te cilat kalon materiali drusor derisa behet nje mobilje jane berja e shablloneve me kompjuter sharrimi rimesimi veshja cpimi vendosja e aksesoreve dhe lyerja me poliuretanik apo bojera me baze uji. Por ka ne fabrike edhe materiale qe sikurse ne punishtet e thjeshta te zejtareve nevojitet tiu jepet forme ne menyre artizanale me dore.

Sidomos ne ato raste kur duhen realizuar forma te lakuara mobiljesh te nderlikuara sic ishte se fundi nje rast kur na u desh te kompozonim formen e nje germe te madhe si koncept publicitar. Ate e punuam me dore shpjegon Dritan Cacaj.

Sipas inxhinierit cilesia qe prodhohet ne vend eshte teper e mire dhe lenda teknologjike ne kete rast del me kosto me te mire. Teknologjia e mire ben te mundur qe te pakten lidheset kimike te jene me baze uji natyrale qe te mos emetojne gazra toksike.

TIPIKE MINIMALISTE

Multimedia ekonomike

Kjo eshte multimedia ku vendosen televizori impianti dvd kompakt sterjo por edhe rafte me libra apo sende zbukuruese. Te grupuara te gjitha bashke me kursim dhe elegance estetike. Ku nuk mungojne edhe raftet e mbyllura ku mund te vihen te tjera objekte e materiale.

Garderoba ne mur

Ndryshe dollapi i rrobave eshte nje mobilje qe ze plot 9m te siperfaqes se dhomes. Qe do te thote edhe nje dhome me vete. Arkitektet qe perqafojne stilin minimalist propozojne me patjeter nje garderobe te futur ne mur e cila krijon me shume hapesire dhe lirshmeri levizjesh.

Kuzhinat me te vogla

Nuk ka nevoje per kende gatimi me gjatesi mbi 4m ku gati 2.40m i zene vetem pajisjet elektro-shtepiake. Nje kuzhine e madhe ze jo vetem vend por dhe nuk eshte aq funksionalisht e perdorshme perderisa shumicen e njerezve nata i mbledh ne shtepi dhe hane me shume jashte. Metra me pak do te thote edhe kursim parash.

Pikturat pa korniza

Per te plotesuar arredimin deri ne detaj shume te keshilluara jane edhe pikturat por ne stilin minimalist ato propozohen dhe zgjidhen pa korniza dhe xhama. Edhe ky rregull duhet zbatuar ne menyre absolute qe kesisoj te mos prishet filozofia minimaliste.

Liz Taylor
Stili minimalist i aktores ne Puerto Vallerta

Nje nder shtepite qe aktorja e njohur Liz taylor nuk e kishte fare qejf ishte vila e saj ne Puerto Vallerta te cilen e kishte blere per te Richard Burton ne fillim te viteve 60-te. Por pavaresisht kesaj mesohet se kur Liz e shiti vilen ne 1990 pronari i ri qe e bleu e bleu bashke me te gjitha mobiljet dhe me te njejtin arredim qe Liz kishte vendosur. Madje me shume kushtonin mobiljet se vete shtepia. Dihet qe qindra mijera dollar ishin hedhur per ate arredim qe ne fakt mund te konsiderohet i stilit minimalist.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›