Bullshit-et ose bajga e demit
Ky shkrim eshte pjesa e dyte e shkrimit Shitet qe botova rreth nje jave me pare po te Shekulli. Nuk do te kishte pasur vazhdim Shitet po te mos me vinin dy shtysa ditet qe kaluan Se pari lexova nje analize semantike nga Ardian Vehbiu me titullin Pispillosje ne pasqyre ku ai merrej me perdorimin e shkalles siperore nga kryeministri Berisha Shqiperia vendi me i preferuar per turizem ne bote Basha ka studiuar ne universitetin me te mire te Europes kemi sistemin me te mire te kontrollimit te votes etj..
Nxitja e dyte ishte deklarata e Berishes kater dite me pare se Shqiperia do te behet vendi i prodhimit te energjise 100 te gjelber per cudi kjo deklarate pikerisht ne ditet kur qeveria dhe parlamenti shqiptar kane vendosur shitjen e baseneve dhe digave te hidrocentraleve.
Me analizen e tij Vehbiu mberrinte ne perfundimin se shkalla siperore te kryeministri yne nuk ka te beje as me realitetin madje as me genjeshtren ajo eshte thjesht cka amerikanet e quajne bullshit. Me njefare perkthimi shqip ai jep fjalen profke dhe politikani i perdor keto sepse profkat kane per efekt te zhvendosin vemendjen e publikut nga tema e ligjerates te personaliteti i ligjeruesit duke u shfaqur si forma gjuhesore te narcisizmit.
Perkthimi qe jep Vehbiu per fjalen bullshit eshte elegant e i lehte gati-gati pa ere. Sepse kjo fjale korcare profka te kujton me shume pufkat qe behen kur kercasin ne tigan kokrrat e pupagjelit. Nderkaq anglezet dhe amerikanet sapo thone fjalen bullshit e lidhin ate vetiu edhe me dy perberesit e saj me demin dhe me bajgen. Pra bajge demi qe prape eshte e lehte dhe jo e sakte si ekuivalence.
Kjo ngase fjala shit ka brenda ne radhe te pare mutin mirepo ja qe shqipja jone eshte nje gjuhe mjaft komplekse dhe e perpunuar per sa i takon fiziologjise njerezore-shtazore sikurse eshte mjaft e zhvilluar ne fushen e blegtorise. Keshtu ajo eshte nga gjuhet e pakta europiane qe ka fjale te vecanta per jashteqitjen e njeriut per jashteqitjen e bagetise se trashe bajge ate te bagetise se imte kakerdhi te shpendeve glase etj. nderkohe qe gjuhe te tjera i permbledhin keto me nje shit ose Scheisse ose Kot te vetme.
Megjithate po e leme ketu dhe le te themi ne nje vrazhdesim te elegances se Vehbiut - por jo ende ne gjithe kuterbimin e duhur - se Berisha ne fjalimet e tij te koheve te fundit po perdor gjithmone e me shume bajgat e demit.
Keshtu ishte edhe prodhimi i energjise njeqind per qind te gjelber nga Shqiperia qe leshoi ne aktivitetin e organizuar diten e marte nga Fondi per Europen Juglindore. I ngjashem me teper me nje kloun sesa me nje politikan ai harroi qe trembi kaq vjet edhe femijet ne djep me deklaratat e tij per ndertimin e centraleve berthamore ne Shqiperi dhe tani jo vetem qe heq dore nga berthamoret por heq dore edhe nga fosilet per te ardhur te qind per qind te rinovueshmit.
Natyrisht qe ketu ska asgje te besueshme megjithate duke qene qe ende nuk e kemi humbur krejt besimin te logjika dhe pasqyrimi objektiv i realitetit kur merremi me kryeministrin tone jemi te detyruar tia shpjegojme shkurtimisht lexuesit Qeveria shqiptare nuk ka hequr aspak dore nga projektet per te ndertuar centrale termike pra me energji fosile jo te gjelber pasi ngriti nje TEC-germadhe ne Vlore qe as nuk ka per tu vene ndonjehere ne pune as nuk vihet dot ajo ben prej vitesh tratativa te ethshme me investitore italiane ose gjermane per te ngritur nje mega-TEC me qymyrguri ne Porto Romano qe mund te arrije mbi 1000 MW fuqi.
Nuk mbaron ketu bajga e demit. Berisha flet me kryefjalen Shqiperia d.m.th. ne qeveria shqiptare sikur eshte ai sikur jane ata qe do te ngrene nje energji qind per qind te gjelber kur e dime fare mire se qeveria shqiptare nuk ben asgje ajo thjesht lidh duart dhe shet. Qeveria shqiptare as nuk di as nuk do te beje investime.
Sikurse ne fusha te tjera edhe ne ate te energjise ajo operon me koncesione me falje dhe me shitje nen dore te tipit Shqiperia 1 euro. Madje sic verejtem edhe ne krye ajo ishte pikerisht ne valen e privatizim-shitjes se hidrocentraleve ekzistuese kur leshoi parullen e re te energjise qind per qind te gjelber. Perse e beri E thjeshte. Ne qe e ndjekim prej vitesh karrieren e ketij kryeministri e dime qe ai vegon shitje te reja ne permasa edhe me te medha kete here ne sektorin e energjise se gjelber.
Ashtu sic dha Karaburunin per mullinjte e eres se nje firme siciliane kushedi cvargmale ka ne shenjester tani kushedi cliqene e parqe kombetare per fushaten e ardhshme elektorale dhe gjithe te tjerat.
Aspekti i trete i bajges se demit Energjia e gjelber paraqitet ne gojen e bullshitsit si dicka e mire si nje ideal qe duhet ndjekur madje qe do ti jape shembullin Europes si vendi i pare me energji qind per qind te perteritshme ne gjirin e kontinentit. Dhe fjalet ne kete rast jane shoqeruar edhe me vepra Berisha ne menyre te perseritur ka deklaruar se do te ndertoje afer 400 hidrocentrale ne token shqiptare per afer 40 jane dhene qe tani koncesionet. Jane llogaritur deri 35 hidrocentrale per nje lume
Sikur ti ngresh ato p.sh. ne lumin Vjose kjo do te thote qe te besh te pakten 10 basene nese perfytyrojme qe pjesa tjeter do te jete vetem me prita. Nderkaq specialistet llogarisin se ne basene avullon rreth nje e dhjeta e ujit te nje lumi. Kjo do te thote qe pas 10 basenesh Vjosa do te vinte me 0 rrjedhje uji ne detin Adriatik.
Sikur te realizohej perfytyrimi i cmendur i Berishes per 400 hidrocentrale ne Shqiperi do te merrte fund krejt sistemi ujor i vendit tone ajo nderloje e mrekullueshme e natyres mes ujerave te embla dhe te kripura ekuilibri shekullor qe eshte krijuar midis lumenjve te kesaj pjese te Ballkanit Perendimor dhe ujerave bregdetare te Adriatikut dhe Jonit me gjithe bujqesine blegtorine peshkimin qe i sigurojne njeriut.
Perfundimi Bajga e demit jo vetem qe nuk eshte e parrezikshme si profka por ajo eshte edhe me e keqe se bullshiti. Ajo eshte bullshitet. Ky njeri duhet penguar sa me pare.