Shtesa e pagës së mësuesve, Vejsiu: Sipas largësisë së vendit të punës

Mësuesit dhe nxënësit që u duhet të shkojnë në shkollë dhe udhëtojnë mbi 2 km, shpenzimet e autobusëve mbulohen nga fondet publike. Por Ministria e Arsimit bën të ditur se do të ketë shtesa në rrogë për arsimtarët që japin mësim në zonat larg banimit të tyre.
Çdo km distancë nga shtëpia në shkollë do të këtë edhe rrogë shtesë. Fatmir Vejsiu, drejtori i politikave të sistemit parauniversitar në Ministrinë e
Arsimit thotë se ligji përcakton qartë se shtesat në rrogë për 20 km distancë janë 1000 lekë në muaj dhe 5200 lekë në muaj në rast se mësuesit nuk kthehen dot brenda ditës në shtëpi.
Vejsiu sqaron se trasnporti falas për mësuesit dhe nxënësit vazhdon prej vitesh dhe sigurohet nga fondi i Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, Ministria e Arsimit nuk ka vendosur të heqë të gjitha linjat e transportit për mësues e nxënës, në zonat ku funksionon transporti publik.