Shtetet e BE: Shqiperia, te shpejtohet integrimi
Tre vende anetare te Bashkimit Evropian, i kane dhene mbeshtetje te forte vendeve te Ballkanit, per anetaresimin me te drejta te plota ne BE. Greqia, Rumania dhe Bullgaria kane miratuar nje deklarate te perbashket, me te cilen shprehin mbeshtetjen e tyre per pranimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE, beri te ditur per mediat nderkombetare dhe vendase, ministri i Jashtem i Rumanise, Teodor Basonsci. "Ne kemi miratuar nje deklarate, duke theksuar angazhimin tone te perbashket ne perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor", tha Basonsci, pas takimit me koleget e tij nga Bullgaria dhe Greqia. Te tre zyrtaret, te cilet u takuan dhjete dite para samitit BE-Ballkan, qe do te mbahet ne Sarajeve, ne fillim te qershorit, i kane derguar nje leter shefes se Politikes se Jashtme te BE-se, Kethrin Eshton dhe komisionarit per Zgjerim, Shtefan Fyle, ne te cilen kerkohet se vendet qe ende nuk jane anetare te Bashkimit Evropian te shihen me prioritet per anetaresimin ne nje kohe sa me te shpejte ne kete organizem te rendesishem evropian. "Ne shprehem interesimin e perbashket per te ringjallur debatin per zgjerim me Ballkanin perendimor", tha ministri i Jashtem bullgar, Nikolai Mlladenov. Shqiperia dhe Bosnja jane dy shtetet qe presin do te diskutohen ne Sarajeve rreth proceseve qe keto vende kane bere per integrimin ne Bashkimin Evropian. Por kjo nuk eshte kerkesa e pare e bere nga ana e nderkombetareve qe Shqiperia dhe vendet e tjera ballkanike te jene pjese e Bashkimit Evropian me te drejta te plota. Madje nuk eshte munguar qe te jepen dhe afate per integrimin e Shqiperise ne BE. Keshtu, Greqia edhe me pare ka lobuar per anetaresimin e Shqiperise dhe vendeve te tjera ne BE. Ne fillim me SHBA, teksa Papandreu dhe Obama bene publike nismen per "Nje Ballkan te anetaresuar plotesisht te Bashkimin Evropian brenda vitit 2014" dhe me pas, nisma e Greqise dhe Spanjes, po ashtu dhe e Greqise dhe Sllovenise per anetaresimin e plote te Ballkanit ne familjen, kane qene perpjekjet e Greqise per Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit per te qene pjese e familjes evropiane. Nderkohe qe teksa eshte bere nje deklarate e tille e perbashket, vetem 10 dite perpara se ne Sarajeve te diskutohet dhe te vendoset per heqjen e vizave te Shqiperise dhe Bosnjes me BE, vendet mike te Shqiperise, perfshi ketu dhe Italine nuk kane munguar qe te lobojne per pershpejtimin e heqjes se vizave por dhe per integrimin sa me te shpejte ne BE. Nderkohe qe vendimi per statusin e vendit kandidat te Shqiperise pritet te merret bre3nda ketij viti.