Ndalohet i riu vlonjat në aeroportin e Rinasit, fshihte pistoletë nën valixhen e tij
Ndërsa përpiqej për të shkuar drejt Italisë përmes vijës ajrore, i riu vlonjat, Luarant Dervishaliaj, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Shkak i ndalesës së tij është bërë gjetja e një arme, tip pistoletë, të fshehur nën valixhen e tij. Ndërsa sendet personale u janë nënshtruar sipas procedurës normale, duke u skanuar, forcat e sigurimit kanë hasur armën të fshehur në valixhe. Pas kësaj, është bërë arrestimi i menjëhershëm i tij. Ndërsa policia e ka shoqëruar të riun vlonjat për ta marrë në pyetje. Nga të dhënat paraprake të dhëna nga policia është përjashtuar mundësia e gjetjes së armës për planifikimin e ndonjë akti terrorist. Nga ana tjetër, niveli i sigurisë në aeroport është rritur.