Si perkthehet nje deklarate dashurie ne gjuhen gjermane - Libri i fundit i Gnter Grassit

Gnter Grass shijon duhanin qe thith permes llulles ne biblioteken e kolegjit. Ne tryezen e gjate jane ulur akrobatet e gjuhes nga e mbare bota te cilet sivjet po merren me percimin e librave te tij ne gjuhet amtare. Per here te pare ne takimin e pertkhyesve jane lejuar te marrin pjese si vizitore edhe nxenesit e nivelit te larte. Ata mbajne shenime po me aq zell sa edhe gazetaret ne salle.
Grass-it duket se i shijon jo vetem duhani por edhe rezervat e perkthyesve cka tregojne se nobelisti nuk ka premtuar shume. Ne takimin e fundit me perkthyesit - behej fjale per librin tim Die Box- ne fund mbajta nje fjalim dhe shpreha keqardhjen time se libri i ri ne te cilin po punoj nuk mund te perkthehet - ky ishte vleresimi im shpjegon Gnter Grass. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Libri i shkrimtarit Fjalet e Grimit
Atehere ate e kundershtoi holandezi Jan Gielkens se cfare perkthehet ose jo kete e kane gjykuar gjithmone perkthyesit dhe jo autori. E megjithate per gjermanistin nga Holanda i cili ka perkthyer ne gjuhen e tij 12 vepra te Grass-it romani Fjalet e Grimit eshte nje sfide e jashtezakonshme.
Pse perkthimi i Fjaleve te Grimit eshte i veshtire
Duke nisur qysh nga germat e alfabetit gjerman e deri tek fjalet e vecanta nga vepra e njohur qe Jakob dhe Wilhelm Grimm e nisen ne vitin 1838 Grass-i rrefen per jeten e tij. Lexuesit i prezantohet historia e gjuhes fjales dhe letersise gjermane. Si homazh per cdo germe Grass shkruan nje vjershe me aliteracione dhe loje fjalesh qe sillen rreth termave te cilat nisin me keto germa. Duke nisur qysh nga fjalia e pare e librit Nga A si Anfang fillim e deri tek Z si Zettelkram rremuje letrash perkthimi eshte thuajse i pamundur sepse ne gjuhe te tjera fjale te tilla nisin me germa te tjera.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Debat perkthyesish. Kolegji ne Stralen
Por holandezi Jan Gielkens megjithate ka besim sepse gjuha e tij eshte e afert me gjermanishten - nga ana tjeter edhe vete Grass u lejon mjaft autonomi perkthyesve te tij Ai gjithmone thote Shpikni dicka Ai na ka dhene ne tani shume me teper dore te lire nga sa ben zakonisht. Une jam per ate qe perkthyesi ka nje rol mjaft te lire ai ka nje pozicion autonom.
Liria e perkthyesit dhe shkrimtari
Por as ne luften kunder fluksit te fjaleve te Alfabetit qe perdor Grass perkthyesi nuk lejohet te kthehet ne nje co-autor mendon Jan Gielkens. Nobelisti 83-vjecar nuk ka ndonje kundershtim ndaj nje pervetesimi te tille te tekstit perkundrazi Tani do te varet nese perkthyesi do ta konsideroje veten ne gjendje qe ta pervetesoje tekstin ne ate menyre qe perkatesisht ne gjuhen e vet - duke u konfrontuar edhe me historine e gjuhes se vet - te hedhe dicka ne leter te shpike dicka si te thuash te prezantohet si autor - me nje rezultat qe te jete suprizues edhe per mua si autor.
Vetem nje gje nuk duhet te bejne perkthyesit te falsifikojne tekstin p.sh. duke lene jashte me koken e tyre skena te caktuara thote Grass. Kjo i ka ndodhur atij me nje version ne portugalisht te romanit Mace dhe mi Katz und Maus ku perkthyesi ka hequr dore prej pjeseve qe i ka konsideruar seksualisht te pahijshme.
Prej me shume se 30 vjetesh Grass pas cdo libri te ri takohet me perkthyesit e tij - ndonjehere bisedimet zgjasin me dite e nete te tera. Por fakti nese vepra mund te perkthehet ose jo tematizohet pasi ajo te kete perfunduarMe duhet ta pranoj se kur shkruaj libra asnjehere nuk mendoj se cfare veshtiresish mund te kene perkthyesit sepse nese e ben kete atehere nis e shkruan ne nje gjuhe qe vertete mund t i sherbeje globalizmit por ne nje menyre siperfaqesore thote Gnter Grass.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Grass duke lexuar
Kapitullim apo pushtim i majes Gnter Grass
Tek Fjalet e Grimit veshtiresite jane kaq te medha sa shume perkthyesve u eshte dashur te kapitullojne. P.sh. eksperte te Grass-it nga Finlanda Spanja apo Letonia. Vecanerisht problematike jane lojerat me alfabetin per perkthyesin bullgar Ljubomir Iliev Alfabeti yne - bullgar - ka vetem tri germa te cilat jane identike me alfabetin gjerman zanoret A O dhe E. Per mua ky eshte shqetesimi me i madh sepse une jam i mrekulluar me librin por sa me teper thellohem ne te aq me e qarte behet qe une nuk mund ta perkthej kete liber.
Krejt ndryshe mendon amerikani nga SHBA-ja Michael Henry Heim. Ai kishte sjelle ne takimin ne Straelen pjese te perkthimit te tij ne te cilat lojerat e fjaleve dhe aliteracionet i rijepen ne gjermanisht. Krahas termave te tilla ai perdor edhe kllapat duke dhene shpjegimet ne anglisht me fjale te tjera.
Por kush do ta lexonte nje liber te mbushur me shpjegime ne kllapa dhe leksione filologjie
Nese lojerat artistike te fjaleve i shpjegon gjere e gjate permes kllapave apo shenimeve ne fund te faqes humbet po aq shume sa edhe me nje shaka te cilen te duhet ta shpjegosh fillimisht per kete jane te nje mendimi te gjithe perkthyesit e Grass-it. Ndaj zgjidhje te tilla skane kuptim. Me sa duket ne disa gjuhe nuk do te mund te ekzistoje asnjehere libri Fjalet e Grimit. Epiteti i paperkthyeshem mund te perkedhele sedren e cdo shkrimtari sepse nxjerr ne pah vecorine e vepres se tij. Por eshte e pasigurte se sa kohe ky liber do te vazhdoje ta mbaje kete epitet. Tek e fundit ndonese edhe libra te tjere vazhdimisht jane cilesuar si te paperkthyeshem si p.sh. Finnegans Wake i James Joyce ato jane percuar mjeshterisht edhe ne gjuhe te tjera.
Autor Alexandra Scherle/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Lindita Arapi